Kuvend Berisha për Felajn: Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin, mbron kriminelët

09.02.2017 14:33:04

Duke marrë fjalën pasi Felaj tha se gjatë qeverisjes së maxhorancës është ulur numri i vetëvrasjeve, Berisha reagoi duke treguar historinë se si ishte rrëmbyer burri i ministres.

Sipas tij rrëmbimi ka ndodhur gjatë kohës kur Felaj ka qenë prokurore dhe në qeverisje ka qenë Partia Demokratike.

“Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironin banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne. Kjo ishte gati që burrin tia falte dreqit. Kishte marrë paret kjo nuk pyeste”, tha Berisha.