Kuvendi do të mbajë dy seanca këtë javë

08.06.2020 13:22:51

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë jave, ku priten të mbahen dy seanca, njëra do të ketë nisma dhe votime, ndërsa tjetra do të jetë solemne me rastin e Çlirimit të Kosovës

Pas kësaj mbledhje për media është deklaruar shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Rexhep Selimi.

“Do të kemi dy seanca gjatë kësaj jave, ku njëra do të ketë nisma dhe votime, kurse tjetra do të jetë solemne me rastin e ditës së Çlirimit të Kosovës. Ajo çfarë u shpërfaq sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ishte qasja jo parimore e shumicës e krijuar ilegjitime në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Selimi theksoi se të njëjtat nisma ligjore të iniciuara nga VV-ja e që janë kundërshtuar nga opozita e atëhershme, sot janë pranuar të njëjtat.

Ai poashtu bëri të ditur se të njëjta kanë të bëjnë edhe me pandeminë Covid-19.