Kuvendi do të miratojë një rezolutë për Nehat Thaçin

12.10.2016 08:23:04

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të miratohet draft-rezoluta në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa paraprakisht përfaqësuesit e  Grupeve Parlamentare do të takohen me deputetin Gëzim Kelmendi për harmonizimin e kësaj draft-rezolute, që do të paraqitet në Kuvend.

Në seancën e sotme, pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm draft-rezoluta për arrestimin e nënkolonelit, Nehat Thaçi.