Kuvendi i Kosovës në seancën plenare për shqyrtimin e disa projektligjeve

06.06.2018 12:00:38

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancën plenare, ku po diskutohet për shqyrtimin e disa projektligjeve.

Por në seancë nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës, po marrin pjesë një numër i vogël i tyre, duke e pamundësuar kështu miratimin e projektligjeve që janë në rend dite.

Në mesin e këtyre projektligjeve, në mungesë të kuorumit nuk u hodh në votim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transportin Rrugor.

Me fillim të seancës, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kritikoi mungesën e deputetëve në seancë parlamentare ku pritet të shqyrtohen dhe votohen disa pika të rendit të ditës.

“Ata që kanë fjetë më shumë besoj që vijnë në proces të zhvillimit të seancës”, tha Haliti.