Kuvendi Komunal në Rahovec mbajti mbledhjen e parë këtë vit

31.01.2017 20:16:36

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Rahovec, Nahit Elshani ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë në këtë vit.

Në këtë mbledhje janë miratuar pika të rëndësishme për këtë komunë.

“Sot,Kuvendi Komunal I Rahovecit mbajti mbledhjen e pare për këte vit.

Në rend dite ishin 8 pika per shqyrtim dhe aprovim.Ndër pikat që u shqyrtuan dhe u aprovuan ishin:

Statuti i Komunës së Rahovecit,

Hartimi i planit zhvillimor komunal(PZHK)

Hartimi I Hartes Zonale të Komunes se Rahovecit,

Plani i punës së Këshillit komunal për siguri në bashkësi( KKSB) për vitin 2017, si dhe u aprovuan dy Vendime për shpallje të interesit të përgjithëshem, njeri ne fshatin Ratkoc dhe tjetri ne Bellacerk (Fortes).” – thuhet në njoftimin e z. Elshani.