Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

27.06.2018 17:51:44

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancë të jashtëzakonshme.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahen dy seanca plenare, pra njëra vazhdim dhe tjetra e re, (seanca e jashtëzakonshme).

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme do të filloj nga ora 10:00 kurse vazhdimi i seancës së dytë nga ora 12:00.

Më poshtë “Zeri.info”, ju sjell njoftimin e plotë të Kuvendit të Kosovës:

-Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

-Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për  tatimin në të ardhurat personale,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin  2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e  rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.