Kuvendi shkon në pauzë, shkak mungesa e kuorumit

28.02.2019 11:50:18

Seanca e paralajmëruar në ora 10:00, nuk ka filluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë prej 15 minutash për shkak të mungesës së kuorumit.

“Në sallë janë 24 deputetë, kushtet nuk janë plotësuar për tu votuar pikat e rendit të ditës, jap pauzë prej 15 minutash”, tha ai, raporton eo.

Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë 47 pika, të mbetura nga seancat e kaluara