Ky është fshati ku ndodhen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit

26.03.2018 13:30:28
Njësia Speciale e Kosovës ka mbërritur tashmë në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas burimeve të disa mediave serbe, ku citohen burime edhe nga policia kufitare, në këto momente në Jarinjë ndodhet njësia speciale e Kosovës, ROSU. Sipas këtyre burimeve, pjesëtarë të ROSU-s ndodhen tashmë edhe në rrugën që lidh Mitrovicën me Leposaviqin, konkretisht në fshatin Ballaban, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp nga Policia e Kosovës, rajoni i Mitrovicës Veriore, është paralajmëruar të mbahet me fillim nga ora 13:00.