Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Gjilani

29.07.2018 11:23:49
Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Burimet e lajmi.net brenda Policisë së Kosovës thonë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatlind Arifi, 22-vjeçar, është Liridon Uruqi i njohur për të kaluarën e tij problematike.

Ende nuk dihen shkaqet që quan deri të vrasja, por policia thotë se është angazhuar maksimalisht të arrestoi të dyshuarin kryesor, pasi bashkëpunoi i tij tashmë është arrestuar.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani më parë për lajmi.net.

“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati”,  tha ai.