Ky është i lënduari nga orteku në Brezovicë

26.01.2019 17:45:17

Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, ka mbetur i vdekur si pasojë e një orteku të rënë në Brezovicë.

Ngushëllime në lidhje me këtë tragjedi ka shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe emrin e të lënduarit tjetër.

I lënduari është Ardian Bakalli.

Ky është postimi i plotë i tij:

I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.