Sonte në Han të Elezit ka ndodhur një vetëvrasje, ku një i ri 24 vjeçar me armë zjarri i ka dhënë fund jetës.
Ndërkohë, një faqe në Facebook, ka bërë publike fotografinë e viktimës.
Sipas kësaj faqe, i riu quhet Enis Kaloshi.
Konfirmimin për rastin e ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Ai ka thënë se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes derisa dyshohet për vetëvrasje.
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit ku dyshohet se një person ka vrarë vetën me armë zjarri. Policia ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkull, rreth 24 vjeç. Rasti është iniciuar dhe prokuroria po merret me të”, është shprehur Gashi.







































