Ky është Mustaf Kodra, 27-vjeçari kosovar që kërkohej nga Interpol-i (Foto)

13.11.2016 12:27:43

Kosovari 27-vjeçar që u arrestua sot në Kukës, akuzohet nga autoritetet kroate për dhunim ndaj një personi

Mustaf Kodra në uebfaqen e Interpol-it ai është i identifikuar me nacionalitet serb nga Leshani i Serbisë, ndërkaq gjuhën amtare e ka shqipen, shkruan lajmi.net

Kodra ka lindur më 18 mars të vitit 1989. Vepra me të cilën ngarkohet është: dhunim.

Ndalimi i tij është bërë teksa tentonte të hynte në pikëkalimin kufitar të Morinës, ku edhe u zbulua se figuronte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi ku edhe pritet të ekstradohet.

Materialet proceduriale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

mustafa-kodra