Ky është Projektligji për kompetencat e ekipit negociator (Dokumet)

24.12.2018 19:02:59

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotëm ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Nw mbledhjen e Qeverisw u tha se ky Projektligj përcakton hierarkinë institucionale dhe procedurën vendimmarrëse në Procesin e Dialogut me Republikën e Serbisë.

Po ashtu Projektligji  rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë, duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror.

Mes tjerash, Projektligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë e gjeni të plotë duke klikuar KËTU