Kylian Mbappe: Nuk më intereson Topi i Artë, dua Kupën e Botës!

11.07.2018 12:08:12

I pyetur nga TF1 pas ndeshjes dhe për mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”, Kylian Mbappe ka bërë një zgjedhje të qartë. Ylli i PSG-së nuk mendon aspak për çmimin personal, po për Kupën e Botës me blutë…

“Topi i Artë? Nuk më intereson, dua Kupën e Botës. Topi i Artë nuk është problemi im!”

Ndërkohë, ylli i Francës arrin rekordin e driblimeve të provuara në një ndeshje Botërori, plot 15 ndaj Belgjikës, nga të cilat 7 të realizuara me sukses.