LAA i thotë jo kushtit të PAN-it

04.08.2017 14:05:21

Sipas Hotit qeverinë e  formon ai që e ka shumicën

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti ka thënë se LAA nuk e pranon kërkesën e Kadri Veselit, që me tërheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të kuvendit të bëhet me kushtin që po atë ditë të votohet i nominuari për kryeministër Ramush Hardinaj.

Hoti ka thënë se qeverinë e formon ai që e ka shumicën. “Ne me ftesë të kryesuesit të seancës erdhëm sot në konsultim me parti politike të përfaqësuara në Kuvend për tu dakorduar për seancën e radhës pas diskutimeve të gjata unë kohën kur dola nga takimi ne nuk kemi ende dakordim në nivel të të gjitha partive politike për mbajtje të seancës së radhës”, tha ai. Mirëpo, Hoti tha se presin që kryesuesi do të shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për të thirr seancën në momentin kur ai e sheh të arsyeshëm pasi i ka dëgjuar të gjitha partitë politike që kanë marrë pjesë në këtë takim konsultativ.

“Kërkesa e koalicionit PAN që është bërë publike që në të njëjtën seancë të votohet edhe kryetari i kuvendit bashkë Qeverinë nuk ka asnjë logjikë politike dhe nuk është në përputhje me norma demokratike .

Kuvendi sot është mbledhur në seancë të rregullt me ftesë të kryesuesit e thirrur në përputhje me kushtetutën. 61 deputet kanë qenë në sea ncë që nënkupton koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themelua institucionet e vendit.

Ne do të mbështesim kandidatin e tyre për të propozuar për kryetar të kuvendit dhe i ftojmë që në seancën e radhës që ftohet në mënyrë të rregullt nga kryesuesi të marrin pjesë dhe të japin kandidatin e tyre dhe ne do të sillemi në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi Hoti pas përfundimit të mbledhjes së shefave të grupeve parlamentare.