Lajçak thotë se me Kurtin diskutuan për pritjet e rinisjes së dialogut me përspektivë europiane

18.05.2020 17:53:32

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje rreth bisedës telefonike të cilën sot e zhvilloi me Kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në një reagim të tij në tëitter, Lajçak  thotë se me Kurtin kanë diskutuar për tema të ndryshme siç është progrsi i arritur në frenimin e përhapjes së koronavirusit, dialogu Kosovë-Serbi si dhe liberalizimi.

 

Telefonatë mjaft e mirë me Kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti.

  • Temat që diskutuam:
  • Progresi i arritur në frenimin e përhapjes së Covid-19.
  • Situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme.
  • Pritjet për rifillimin e Dialogut me perspektivën e vërtetë evropiane
  • Nevoja për liberalizimin e vizave”.