Lajme të mira nga Italia, bie numri i rasteve dhe vdekjeve nga covid-19

02.04.2020 13:05:45

Së fundmi, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 13 mijë e 155, që do të thotë se janë 727 viktima në 24 orët e fundit.

Në zonën e Lombardisë që është më e prekura, deri më tani janë shënuar 394 viktima në 24-orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2 mijë e 937 duke e çuar në 80 mijë e 562 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 16 mijë e 847 dhe 4 mijë e 35 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në gjithë botën ka shkuar në 45050.

Ditën e djeshme ishin 837 viktima, sot ka pasur 110 të vdekur më pak.