Lamtumirë ati im!

06.02.2017 14:37:02

Elona Agolli
Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen, duke dashur të sfidoje ankthin prej saj . E mallkuara të mposhti ; të mposhti fizikisht e përkohësisht.

Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka.

Ati im, nuk më ndodhesh pranë fizikisht, unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë.

Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken”.

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.

Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin, të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh. Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirë.

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës, gjëmon zëri i poetit , në “Ëndêrr e prerë”.

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë!.