Lamtumirë miku im Xhemë Krasniqi!

23.02.2017 12:38:40

Veterani i UÇK-së Xhemë R. Krasniqi, ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare

Jusuf Bytyçi 

Temeçinë-Malishevë, 23 shkurt

Në moshë mjaft të re, vetëm një muaj pasi e pwrjetoi hareshwm ditwlindjen, e cila paska qenw e fundit, iku në amshim edhe një ish-luftëtar, veteran i UÇK-së. Veterani i UÇK-së Xhemë R. Krasniqi, iku nw amshim njw vit pasi filloi të “shijojë të mirat” e kontributit(sakrificës) në luftën për Lirinë e popullit të tij në Kosovë. Miku im, Xhemë R. Krasniqi, ndërroi jetë të mërkurën, në moshën 48 vjeçare. Ai ndërroi jetë papritmas në shtëpinë e tij në fshatin Temeçinë të Malishevës. Ndonëse kishte ankesa shëndetësore, edhe si pasojë e luftës, e përjetimeve goxha të rënda, miku im, nuk ndalej asnëjherë, ai, u dallua edhe me veprimet hmane, kontributin-solidaritetin e tij e të vëllezërve të tij, edhe gjatë viteve të pas luftës, kur ishte demobilizuar nga obligimet e mundshme të pas luftës. Xhema, ish-i punësuar përkohësisht në Itali, nuk e harronte kurrë vendlindjen e tij dhe njerëzit që kishin nevojë për ndihmë. Sa herë që vinte në vendlindje, miku im, sillte ndihma solidare për shumë familje në nevojë, sillte ndihma edhe për institucione, për shkolla e ambulanca. Ai kishte shpirt solidar, i tillë mbeti deri në fund. Veterani Xhemë R. Krasniqi, ishte luftëtar i UÇK-së në kuadër të Zonës Operative të Pashtrikut.

Pas vetes, i ndjeri Krasniqi la gruan, katër fëmijë, dy djem e dy vajza, më i madhi fëmij 16 vjeç. Por, i ndjeri, la edhe nënën Xheziden dhe gjashtë vëllezër, si dhe shumë nipër, mbesa…Temeçina dhe Malisheva, sot, e enjte, dita e varrimit të Xhemës, kanë zi për ish-luftëtarin e lirisë, për bëmirësin e pashoq! Kjo do të dëshmohet edhe me momentet e ceremonisë së varrimit dhe përcjeljes së tij nga ish-bashkëlufëtarë.