Lavdrim Muhaxheri u vra nga trupat ruse, shkruan gazeta greke

03.07.2017 15:13:49

Gazeta greke “Pro News” pretendon se terroristi shqiptar, Lavdrim Muhaxheri ishte vrarë nga trupat ruse gjatë aksioneve ajrore në Siri.

Sputnik që e ka përshtatur këtë lajm shkruan se Muhaxheri ndryshe cilësohej edhe si “Kasap”.

Gazeta greke thekson se terroristët u vranë gjatë një operacioni të përbashkët të forcave ajrore ruse në Siri në fillim të qershorit. Gjatë këtij operacioni janë vrarë edhe 20 truproja të Muaxherit, transmeton lajmi.net

Muhaxheri u bë i famshëm në vitin 2014 me pamjet e tij propaganduese, ku ai shihej duke prerë koka e njerëzve. Ai ishte vënë edhe në listën e terroriste të rrezikshëm nga Amerika.