LD: Gjykata nuk është në funksion kundër krimit

27.07.2017 13:00:37

Lidhja Demokratike vlerëson se është absurde logjika e gjykatave që vendimi për paraburgim të zbatohet pas dorëzimit të ankesave dhe marrjes së një vendimi për të njëjtat.
Ky reagim vjen pas njoftimeve që MPB-ja nuk është duke arritur që t’i gjej dy të paraburgosurit e akuzuar në lëndët e PSP-së.

Sipas kësaj partie, me këtë rast tregohet se gjykata është e pabesueshme dhe se nuk është në funksion të luftës kundër krimit, por instrument i elitave partiake dhe qendrave të fuqisë.