LD kërkon front të gjerë demokratik për transferim të qetë të pushtetit

05.04.2017 19:27:01

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë, vlerëson se duhet që të funksionojë fronti popullor demokratik, i cili do të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe do të përballet me të pasuruarit të cilët e kanë shembur shtetin dhe shpresën e gjeneratave të reja.

Nga partia e Pavle Trajanovit, thonë se niveli i lartë i krimit ka djegur institucionet të cilët u bënë të varura nga strukturat kriminele në kreun partiako-shtetëror, për shkak të cilëve shteti edhe më tej thellon në krizë dhe pasiguri më të thellë.

“Krimi u bë kategori vlerësuese dhe jo e keqe me të cilën duhet të përballemi në mënyrë efikase. Me këtë “oktopod” nuk mundemi të përballemi, nëse nuk e godasim me çekan në kokë. Fotografinë më të mirë për krimin në të cilin ka rënë shteti na dërgon Kuvendi, ku nën strategjinë e krimit të organizuar, bllokohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë së re të”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Nga partia gjithashtu theksojnë se mosdhënia e mandatit për formim të qeverisë, edhe më tej është shkelje e Kushtetutës, i cili e keqpërdor detyrën zyrtare, ndërkaq me arsyetimin për atë se pse nuk e jep mandatin, drejtpërdrejt nxit në ndarje dhe papërmbajtshmëri ndërnacionale.