LDK-AKR-Alternativa bëhen me web faqe zyrtare

04.06.2017 16:51:46

Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi njofton të gjithë qytetarët që tashmë mund të njoftohen me kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin dhe kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë në ueb faqen zyrtare www.tevendosur.com.

Në këtë faqe qytetarët mund të gjejnë edhe Programin Qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Kjo është edhe një mundësi e re për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët tanë dhe për t’u ofruar atyre një kontratë të re për katër vitet e ardhshme, e cila do të lidhet me 11 qershor, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim nga  LDK-ja.