LDK – Avni Arifit: Avniu nuk duhet të flasë për procese të cilat si kupton, dhe as për t’i hyrë në hatër shefit, sepse të gjithë e dimë që shefi e respekton!

27.11.2016 20:15:31

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një komenti të Avni  Arifit, kryetar i AAK-së për Prishtinë lidhur me vlerësimet ndërkombëtare për rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë. Në këtë reagim, LDK ia kujton Avni Arifit kohën kur AAK drejtonte Qeverinë dhe ai sillej si kapo, kurse tash i sugjeron që të mbledhë AAK-së ndonjë votë, e të mos merret me çështje që nuk i kupton.

“E kuptojmë Avniun, ëndrra e tij jetësore është këputur diku para dhjetë viteve, atëherë ai sillej në kabinetin  qeveritar si një kapo, thuaj se fati i vendit varej nga ai.  Tash e ka një mundësi të mirë riciklimi, që si kryetar i AAK-së për Prishtinë, t’i mbledhë një grusht vota dhe t’ja ofrojë ato ndonjë partie që ka nevojë dëshprimisht për to. Nëse nuk arrinë, së paku AAK-së le t’ja tubojë disa vota nga Rimanishta, madje as atje nuk e përkrahë ndokush! Avniu nuk duhet të flasë për procese të cilat si kupton, dhe as për t’i hyrë në hatër shefit, sepse të gjithë e dimë që shefi e respekton!” – thuhet në reagimin e LDK – së.