Tashmë kanë filluar të bëhen publike emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ku deri të martën duhet të dorëzohen të gjitha emrat për kandidatë nga të gjitha partitë në KQZ.
E sa i përket kësaj, LDK ende nuk ka marr ende ndonjë vendim se me kë do kandidojnë në zgjedhjet lokale.
Ata ende janë në debat të brendshëm për këtë çështje.
Kështu ka deklaruar për Indeksonline nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili thotë ky vendim nuk do të merret as sot.
“Jemi ende në debat të brendshëm. Nuk merret vendimi sot”, ka thënë shkurt Haziri.
LDK tashmë ka nisur mbledhjen e saj ku po diskutohet për emrin e mundshëm nga kjo parti për të parin e kryeqytetin.
Partia e Isa Mustafës javën e kaluar ka zyrtarizuar kandidatët në komunat të cilat aktualisht udhëheq.