LDK ia kujton Qeverisë dështimet në politikën e jashtme, INTERPOL dhe vizat

04.01.2019 21:06:08

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka kujtuar Qeverisë dështimet në politikën e jashtme gjatë vitit që lamë pas.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Qeveria aktuale njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, në INTERPOL   si dhe për përpjekjet e dështuara për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, Qeveria do të kujtohet edhe për rritjen e pagave si dhe numrin e madh të zëvendësministrave.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Qeverisja Mustafa, me gjithe dhunen ne Kuvend dhe ne rruge te shkaktuar nga kryeministri aktual, njihet per nenshkrimin e MSA-se, per reformat me te thella fiskale, per stabilizim dhe rritje te buxhetit, per qeverisje me duar te pastra, per trefishim te rritjes ekonomike krahasuar me qeverine paraprake, per dyfishin te investimeve te jashtme. Sigurisht se ka pasur edhe ngecje ne disa fusha, por mandati i saj u nderpre ne gjysme nga shkaterruesit e shtetit”, ka  ai.

“Qeveria aktuale njihet per deshtimin per liberalizim te vizave dhe anetaresim ne Interpol, njihet per perpjekjet e deshtuara per shfuqizimin e ligjit per gjykaten speciale qe rezultuan me kercenime per izolim te Kosoves nga partneret tane, per deportimin e shtetasve turq ne kundershtim me ligjin, per 80 zevendesministra, per rritje te pagave per vete, per gjysmen e kabinetit nen aktakuze, per pergjysmim te investimeve te jashte dhe perkeqesim te ambientit per biznes, dhe tash se fundmi per perpjekje per te mbushur Kosoven me kazino”, ka thënë tutje ai.