LDK-ja bëhet edhe me katër nënkryetarë

02.02.2020 14:34:55

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm është vendosur që nënkryetarë të partisë të jenë Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni dhe Ismet Beqiri.

Edhe me tre nënkryetarët e tjerë – Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu – partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa do të ketë gjithsej shtatë nënkryetarë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm kanë votuar në mënyrë unanime për marrëveshjen e nënshkruar me Lëvizjen Vetëvendosje.