LDK-ja nuk do të hy në seancë pa u miratuar rendi i ditës

13.07.2018 11:19:46

Kuvendi i Kosovës po mban vazhdimin e seancës, në të cilën pikë e rendit të ditës ndër të tjera është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Por Grupi Parlamentar i LDK-së njoftoi se ata nuk do të rrinë në seancë pa u miratuar rendi i ditës dhe pa u bërë kuorumi.

Armend Zemaj tha se do t’i presin 30 minuta, ta bëhet kuorumi nga partitë në pushtet dhe tek atëherë do të marrin pjesë në seancë.