LDK kërkon shkarkimin e ministrit Gashi për gjuajtje me armë

26.01.2018 11:31:24

Armend Zemaj si iniciues i interpelancës ku i ftuar është kryeministri Haradinaj, për rastin e gjuajtjes me armë zjarri që ka bërë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka thënë se me këtë veprim ai ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

Zemaj ka thënë se skenat kriminale të paraqitura në ajo ngjarje mund të përkthen si kapje e shtetit nga zyrtarët e qeverisë.

“Ka bërë rrezikim të jetës së njerëzve dhe ka thyer ligjin”, tha Zemaj.

Ai ka paraqitur edhe kërkesën e interpelancës ku kërkohet shkarkimi Gashit.

“Kuvendi kërkon përgjegjësi nga qeveria për veprimet të tilla nga zyrtarët qeveritarë. Kërkon shkarkimi i zëvendëskryeministrit dhe ministri Gashi”, ka lexuar Zemaj pikat e interpelancës.