LDK: Master – plan për zhvillimin e rajonit të Gollakut

23.09.2017 20:38:17

LDK ka paraqitur platformën zhvillimore të saj, pra edhe për rajone të caktuara dhe atë në mënyrë konkrete. Në këtë platformë, një vëmendje e madhe i është kushtuar kryeqytetit dhe në përgjithësi zonës rreth tij, pasi që është lënë shumë anash gjatë qeverisjes së fundit.

Në një postim të saj, kandidatja e LDK-së për Asamblenë komunale të Prishtinës, Fiknete Bejtja ka dhënë disa detaje rreth idesë për master-plan dhe detaje konkrete rreth projektit zhvillimor të rajonit të Gollakut dhe të Prishtinës në përgjithësi

Ky është postimi i plotë i Fiknete Bejtjes:

Zhvillimi i Rajonit të Gollakut – do të përgatitet në master plan për zhvillimin e gjithë zonës së Gollakut. Kjo zonë do të integrohet në qytet. Master plani do të përfshijë definimin e zonave ku lejohet ndërtimi i shtëpive për banim, i objekteve hoteliere dhe turistike, i komplekseve rekreative-sportive, definimi i zonave për blegtori, definimi i tokave punuese për pemishte, definimi i pyjeve që duhet të mbrohen etj.
Restaurimi i qytetit të vjetër – që lidh kompleksin e xhamive të vjetra me sheshin “Ibrahim Rugova”, duke mundësuar zhvillimin e artizanaleve. Kjo zonë përfshinë këto monumente: Xhamia e Çarshisë, Çeshma, Muzeu, Xhamia e Jashar Pashës, Sahat kulla, Shtëpia e ASHAK-ut, Xhamia e Mbretit, Hamami i Madh, Kompleksi Emin Gjiku dhe Shtëpia me teqe.