LDK mblidhet për të vendosur se kë do ta përkahë në balotazh

05.12.2016 12:35:14

Dega e Lidhjes Demokratike në Drenas brenda disa minutave do të mbledhë kryesinë e saj për të vendosur se cilin kandidat do ta përkrahin për raundin final të zgjedhjeve në këtë komunë.

Shefi i shtabit të LDK-së në Drenas, Rifat Bilalli, ka thënë se kryesia e LDK-së sot të mblidhet për të vendosur se kë do ta përkrahin.

“Kryesia sot do të mblidhet për të diskutuar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Drenas. Po ashtu do të flasim edhe se cilin kandidat do ta përkrahim”, ka thënë Bilalli për Express.

Ndërkohë që të dielën mbrëma kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se në bazë të rezultateve preliminare, në Drenas do të zhvillohet një rreth i dytë i votimit për të zgjedhur kryetarin e Komunës.

Daka, në konferencën për media, ka thënë se sipas ligjit, balotazhi do të duhej të mbahej 4 javë pas ditës së zgjedhjeve