LDK u përgjigjet sulmeve të Lekajt dhe të Berishës: Falimentuesit e komunave në rolin e gardianëve të partisë së tyre

17.11.2016 20:53:29

LDK ka reaguar sot ndaj sulmeve të bëra nga kuvendarët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Ali Berisha ndaj kryeministrit Mustafa. Në reagimin e saj, LDK ua kujton Pal Lekajt dhe Ali Berishës se si ish-kryetarë komunash kanë lënë komunat që kanë drejtuar buzë falemtimit, kurse vetë AAK nuk i ka bërë as kryetarë degësh.

“Pal Lekaj la Gjakovën në borxhe të mëdha, me shumë mangësi në procedurat administrative, dhe në përgjithësi një situatë para falimentimit ndërsa Ali Berisha gjatë qeversjes së tij në Pejë  përveq dështimeve në menaxhimin e komunës  e patë transformuar pronën komunale në pronë  private ( Në 63 ari pronë komunale janë ndërtuar shtëpi me dijeninë dhe aprovimin  e tij) .  Këta dy   ish-kryetar  komunashë tash kanë marrë rolin e gardianëve të partisë së tyre e cila as  kryetar dege nuk i la.” – thuhet në reagimin e LDK-së.