Legjenda e Brazilit Ronaldinho,martohet me dy gra

24.05.2018 18:23:43

Legjenda e Brazilit Ronaldinho, një nga futbollistët më të talentuar të të gjitha kohërave, raportohet se do te martohet me dy gra në të njëjtën ditë. Kohë më parë ai ishte betuar se nuk do të martohej kurrë për shkak të dashurisë së tij për gratë.

38-vjeçari, pasi ka jetuar në mënyrë harmonike me dy nga të dashurat në shtëpinë e tij që nga dhjetori, ka ndryshuar mendje dhe tani dëshiron të martohet me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në gusht të këtij viti. Ish-futbollisti gjithashtu u blen atyre dhurata të njëjta.