Lekaj: 298 milionë euro janë ndarë për projekte në komunat e Kosovës

03.02.2019 14:18:33

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Autostrada e Dukagjinit, ajo e Gjilanit, segmenti Kijevë – Zahaq dhe një mori projektesh madhore infrastrukturore për Kosovën do të jenë pjesë e këtij buxheti, ka thënë ministri i Insfrastrukturës, Pal Lekaj.

“Me buxhetin më të madh dhe të planifikuar si duhet për nevojat e qytetarëve, që Kosova ka pas ndonjëherë, Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Lekaj në Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Autostrada e Dukagjinit, ajo e Gjilanit, segmenti Kijevë – Zahaq dhe një mori projektesh madhore infrastrukturore për Kosovën janë pjesë e buxhetit 2019 që mbrëmë mori miratimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

298 milionë është buxheti i Ministrisë së Infrastrulturës dhe Transportit, me të cilin kemi paraparë projekte për secilën komunë të Kosovës.

Me buxhetin më të madh dhe të planifikuar si duhet për nevojat e qytetarëve, që Kosova ka pas ndonjëherë, Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit.

I gëzofshi projektet në ardhje!