Lekaj: Bota të zgjohet, të ndërpritet lufta në Aleppo

14.12.2016 17:05:23
????????????????????????????????????

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se pamjet nga Aleppo tregojnë se atje po bëhet masakër ndaj civilëve, pa i kursyer as fëmijët.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Postimi i plotë:

Pamjet që shfaqen nga Aleppo e Sirisë, tregojnë se atje nuk po bëhet luftë ndaj terrorizmit, por masakra ndaj civilëve, pa kursyer as fëmijët.

Fëmijët do të duhej të ishin argumenti për hirë te të cilëve do të duhej me pas paqe, e jo ata të jenë shënjestër e luftës.

Bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Kosova e ka ndjenjën e freskët se çka shkakton lufta, prandaj jemi me popullin e pafajshëm Sirian, kundër vrasjeve të civilëve.