Lekaj: Do t’i riparojmë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

04.03.2018 18:05:22

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka premtuar se shumë shpejt do të riparohen dëmet e shkaktuara në infrastrukturë nga vërshimet.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook, pas inspektimit të urës në Smolicë të Gjakovës, ka thënë se pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejtë .

“Në inspektim të urës në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje. Do të regjistrojmë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara nga këto reshje. Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejtë”, ka shkruar Lekaj.