Lekaj: Festa e Kurban Bajramit të jetë shkas për përcjelljen e mesazheve për paqe

11.09.2016 17:57:23

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Sipas tij, kjo festë duhet të jetë shkas që të gjithë, pa dallim feje, të përcjellin mesazhe për humanizëm e paqe në botë.

Lexoni postimin e plotë të Lekajt:

Kurban Bajrami, kjo festë e çmuar, duhet të jetë “shkas” që të përcjellim të gjithë, pa dallim bindjesh e besimesh, mesazhe për paqe e humanizëm ndër njerëzorë.

Në ketë festë, bashkëkombas të fesë myslimane, ju bëni Kurban diçka, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë, kjo është sakrificë përballë zotit, tek i cili besojmë të gjithë.

Në këtë ditë tuajën të veçantë, të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin në rrugën e së ardhmës që na pret, e cila po bëhet çdo herë e më e rrezikshme për mbarë njerëzimin.

Duke dëshiruar për të gjithë juve, e familjet tuaja, paqe e begati, jo vetëm sot, por për gjithë jetën.