Lekaj: Mbajeni UP-në larg politikës, le të bëhet sigurues i vlerave

15.02.2017 16:07:40

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të uruar 47 vjetorin e themelimit të Univeritetit të Prishtinës.

Ai e ka qujtur këtë institucion si rezistencë dhe luftë për liri dhe pavarësi, nga ku kanë buruar shumë organizime kundër regjimit pushtues serb, transmeton lajmi.net

“Universiteti është po aq rezistencë dhe luftë për liri e pavarësi të Kosovës sa të gjitha organizimet tjera në vend. Nga universiteti kanë buruar shumë organizime kundër regjimit pushtues të Serbisë. Mbajeni largë politikën nga tempulli kryesorë i dijes në Kosovë, bëjeni Universitetin “Hasan Prishtina” mbrojtës dhe sigurues të vlerave, të lirive e të drejtave të njeriut në Kosovë”, ka shkruar në facebook Pal Lekaj.

Lexo postimin e plotë:

Sot 47 vite më parë, shqiptarët e zotë dhe të pa trembur bënë hapin e madh, themeluan Universitetin e Prishtinës, i cili dita ditës u bë një qendër e fuqishme e zhvillimit të arsimit të lartë.

Universiteti është po aq rezistencë dhe luftë për liri e pavarësi të Kosovës sa të gjitha organizimet tjera në vend.

Nga universiteti kanë buruar shumë organizime kundër regjimit pushtues të Serbisë.

Me përulje dhe nderim për shumë gjenerata të profesorëve e studentëve që na kanë bërë dikur të krenohemi me të vetmin universitet publik të asaj kohe.

Mbajeni largë politikën nga tempulli kryesorë i dijes në Kosovë, bëjeni Universitetin “Hasan Prishtina” mbrojtës dhe sigurues të vlerave, të lirive e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Urime për përvjetorin e 47, udhëheqësve dhe studentëve të ditëve të sotme të universitetit.

Forcone universitetin duke qenë të zotët në studimet tuaja, si mësimdhënie dhe mësimnxënie.