Lekaj premton 8 milionë euro investime në komunën e Deçanit

09.02.2018 13:15:02

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Deçanit ku u prit nga kryetari Bashkim Ramosaj. Në këtë takimi u fol për projektet që do të financohen nga kjo ministri.

Ministri Lekaj tha se ministria të cilën ai e drejton, do ta mbështes Deçanin në projekte të cilat kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarit. Sipas tij Deçani do të përfitojë 8 milion euro, të cilat do të jenë për projekte lokale që i lidhin fshatrat e kësaj komune.

“U zotuam që do ta mbështesim fuqishëm në projektet lokale që kanë impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik por edhe për zhvillimin e turizmit. Ne nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Deçanit dhe u zotuam që këto projekte nuk do të stërzgjaten, do të jemi të saktë dhe me kohë në përfundimin e tyre”, tha ministri Lekaj.“Lajm i mirë për Deçanin është edhe fillimi i rrugës Deçan-Plavë që është segment i rëndësishëm i lidhjeve të korridoreve, i lidhjeve të dy shteteve, Kosovë-Mali zi. Për Deçanin po vinë ditë të mira dhe zotohemi që do të jemi mbështetës të fuqishëm në zhvillimin e Deçanit”, raporton EO.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se në takimin me ministrin Lekaj u fol për projekte të cilat ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.