Lekaj:Kosova duhet të jetë ndryshe për t’i bërë ballë Serbisë

22.01.2017 15:22:52
????????????????????????????????????

Lekaj tha se Kosova duhet të jetë ndryshe për t’i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pas konfirmimit se dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë do të takohen me 24 janar në Bruksel, edhe për kundër sjelljeve të fundit të papërgjegjshme të Serbisë dhe kërkesave që të pezullohen bisedimet.

“Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare” ka shkruar Lekaj.

Lekaj ka thënë se në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb  është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe sipas tij se sa janë të sigurtë çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar.

“Prandaj Kosova duhet të jetë ndryshe për t’i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar”ka thënë Lekaj.