Sulmuesi i ekipit Finn Harps, Kevin McHugh ka pësuar një lëndim të tmerrshëm pas së cilit ka humbur një gisht të dorës.
Por, ky ishte fati i keq i sulmuesit të Fin Harps, Kevin McHugh, i cili është dashur të pensionohet pasi një gisht i dorës iu këput gjatë një dëmtimi të tmerrshëm në stërvitje, shkruan “BBC Sport”.
McHugh i cili punon edhe si trajner, e humbi gishtin derisa ishte duke e larguar unazën e martesës që i ishte ngecur në një mburojë të cilën ishte munduar ta kalojë duke kërcyer.
Doktorët i kanë thënë se nuk mund t’ia riparojnë lëndimin.









































