Lëshohet në qarkullim monedha “Nënë Tereza”

11.08.2016 20:24:28

Banka popullore e emeton këtë monedhë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë në shtator të këtij viti.

Në fytyrën e monedhës në pjesën qendrore është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi „2016“. Rreth monedhës, në gjatësi dhe perimetër janë shfaqur shkrimet në gjuhën maqedonase: „Republika e Maqedonisë “ dhe „100 denarë “.

Në pjesën e pasme, në qendër të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë. Në anën e majtë janë shfaqur zbukurime në formë të kryqeve dhe zemrave. Në anën e djathtë është shkruar data e lindjes dhe vdekjes së Nënë Terezës dhe „2016“ , viti i shenjtërimit të saj. Po ashtu është shënuar emri i Nënë Terezës në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por paraqet edhe mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.