Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti

23.04.2021 09:55:07
Nga Mehmet Manovi
Letra e Prisidentit të SHBA-së z.Biden përmban një porosi të qartë rreth dialogut me Serbinë!
Z.Kryeministër, zgjohuni nga euforia e fitores së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Tani më jeni kryeministër dhe keni shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovês.
Është koha për të marrë përgjegjësi, për të treguar se jeni burrështetas dhe drejtues i përgjegjeshëm.
Arti politik në kohën e globalizmit është larg nga teoritë e vjetruara dhe të tejkaluara. Tani është kohë pragmatizmi dhe përshtatje me kërkesa të reja.
Kosova, si etnitet dhe si shtet i ri, erdhi si projekti më i madh që përjetojmë ne shqiptarët në Ballkanin e trazuar ndër shekuj. Këtë projekt nuk arritëm ta bëjmë veç vetë, por e kishim në bashkudhëtim një mik, i cili u tregua shumë dashamirës dhe i sinqertë me ne.
Si njohës dhe bashkëpunues me politikën amerikane, ju sugjeroj të jeni shumë i kujdeseshëm dhe transparent.
Politika amerikane, për interesa strategjike, nuk ndryshon dhe nuk rikrijohet me ndërrim administrate. Politika nacionale amerikane përcillet me besnikëri dhe e pandryshuar ndër vite.
Ne si Kosovë, jemi në mesin e prioriteteve në politikën e jashtme amerikane.
Ndërkaq, ju rekomandojmë që si prioritet ta keni afrimin dhe bashkëpunimin me partitë opozitare, me shoqerinë civile, me mediat ,me botën akademike dhe mbi të gjitha me profesionistët nga diaspora. Kërkoni ndihmën e të gjithëve. Nëse kërkoni këtë ndihmë, nuk do të përballeni me ligështimin, përkundrazi fuqizoheni dhe bëheni edhe më të mirë, edhe më të dashur. Nëse vazhdoni me injorim, do të ndesheni me rrugën pa krye.
Administrata amerikane dhe në veçanti presidenti Biden, do të ju ofroj bashkëpunim në përmasa të tilla, aq sa Ju do të jeni përafrues me shoqërinë kosovare dhe me përfaqësuesit e saj.
Në politikë ndryshojnë rrethanat, sidomos për ne kombet e vogla, ndryshojnë prioritetet, prandaj duhet të jeni fleksibil.
Ju keni premtuar se bisedimet me Serbinë nuk janë prioritet parësor, por po del si prioritet i parë. Fare mos u ndjeni keq, këto bisedime as nuk jemi në gjendje t’i menaxhojmë të vetmuar dhe as mos të kemi iluzione se do t’i finalizojmë të vetmuar.
Z.kryeministër, Ju e dini fare mirë se stafi që ju rrethon është i pa përvojë dhe amator në fushën e minuar politike!
Nëse arrini të krijoni bashkëpunim në bashkëveprim, Kosova e ka të sigurt suksesin. Do të dilni të fortë dhe fitimtar, do të përmbyllni ballëhapur fazën finale, do të detyrojmë shtetin Serb borxhli për gjenocid dhe do të kemi në anën tonë faktorin ndërkombëtarë. Në të kundërtën, do të mbaheni në mendje për vonesë të procesit, sepse me Ju, ose pa Ju, Kosova do të bëjë kapërcimin e madh.
Ne si Forcë e Diasporês (FeD) kemi informacionin, kemi bërë analizën dhe kemi krijuar konceptin tonë. Për interesin kombëtar të Kosovës, ne ofrojmë potencialin profesional, potencial ky që tejkalon tërë potencialin e përbashkët të spektrit politikë kosovarë së bashku.
Ne ju ofrojmë bashkëpunim, e Ju jeni ai që vendosni nëse do ta mirëprisni përafrimin tonë.
ATDHEU MBI TË GJITHË!
Mehmet Manovi
Kryetar i Forcës se Diasporës – FeD – Diaspora Power!
Gani Osmani, Fitije Picari dhe 33 të tjerë