LETËR E HAPUR PRESDIDENTIT HASHIM THAÇIT: JAVASH z.PRESIDENT THAÇI?!

Nga Binak Maxharraj

Nuk e di së në çfarë niveli të dijës akademike je.Nuk e di së çfarë njohurish juridike,sociologjike dhe historike ke.Por e di së nga sjelljet e tua të deritashme që po mundohësh me i ba fish-mash punët e shtetit n’kry n’veti po del je nje fodull që nuk merr vesh në asgje e aq me pak në drejtimin e punëve te shtetit.Ti i ke marr me jurish punët e shtetit pa dijte as vete kurgja për to,por edhe pa e kosultu më askend.Por të gjithë e dijmë,por e dijnë edhe femija,së e ke një zor qe po bane jurish në punët e këqija në drejtim të shtetit.Ai njeri qe punët e tij personale i qetë mbi ato te shtetit arrijnë deri ne nivelin e tradhëtisë.Ti hala nuk e dine së shteti i Kosovës është i shenjët për popullin e saj.Ky shtet u arrijtë me sakrifica dhe përpjekje shekullore për te arrijtë deri këtu ku jemi,dhe ti dhe ti bash nuk ke kurrfarë të drejte të prekesh,e aq më pak ta cenosh dhe vetem një centimërt tokë të këtij shteti te shenjët për te cilin u derdhë aq shumë gjak,apo ti këtë gjak te derdhur nuk e ke pa,sepse gjithëmonë je marrë më punë tjera.

Ti z.Presidente që shtat vjet bisedove,deagolove me Serbinë,por për këto shtat vjete nuk i solle asnje të mirë Kosovës,veq te këqija,e shumë te mira mikun Tand kriminel A.Vuçiq.Ia fale kurorën(Çakorrin me 8200 ha)e Kosovës bijeve te Mrak Milanit.Ti nuk e ke dijtë,sepse je rritë nepër pusat e bullicave ne Drenicë,së per Çakorrin ne te kaluarën është derdhë gjak,malesoret asnje here nuk kanë lejuar te ta pushtojnë këtë kuror,këtë krenari te Kosovës,kurse ti ua fale,shkele ne gjakun e Mlësorve kreshnikëve të Rugovës.Historia këtë nuk ta falë.

Ti z.President Thaçi gjatë këtyre shtat viteve biseda të kota me Serbinë i solle gjamë dhe dhimtë të tjera Kosovës.Ia solle Asociacionin me kompetnca ezektive,qe de facto me neglizhencen tande lejove qe veriu ngadal te rreshqet ne duart e Serbeve.Ti atje as qe ke qenë ndonjeherë,nuk ke guxu.Atje sot çdo gjë frymonë serbisht dhe asgje shqip.Anej Ures posa te kalohet thue se je ne një shtet tjetër e jo në Kosovë.Bane edhe Mareveshje tjera të cilat nuk pinë ujë te Serbia,nuk ti merrë n’dorë.Ku është Mareveshja e Levizjes se lirë te njërezve,kur edhe Akademiket nuk lejohen te shkojnë në vizitë të të afëmit e tyre,ku mbetë Marveshja për Energjinë,ku mbet Mareveshja për diplomat,ku janë të pagjeturit.Askun,etj.etj.Më fjale tjera,për këto shtatë vite bisedash dhe dialogjesh me Serbinë nuk arrijte asgjë.

Z.President Thaqi ç’po te duhet ta vazhdosh dialogun.Pse po ngulë këmbë se dialogu duhet vazhdu për një zgjidhje përfundimtare me armikun tand Serbin dhe me shokun Tand te ngushtë Aleksander Vuçiq.Çka ju lidhë juve te dyve qe po doni me hy ne avantuare.Çka i keni borxh njeri tjetri.Kosova asgje nuk i ka bargjë Serbisë,e Serbia po,shumë bile,ti cilat ti po je ne gjendje ta sakrifikosh Kosovën për te shpetuar lekuren dhe fytyrën Tende.Si mundesh me arrijtë një Mareveshje përfundimtare pa ndonjë kerkimfalje për masakrat qe i ka ba Serbia ne Kosovë,si ke guxim por si nuk ke turp te thuash se na duhet pajtimi me Serbin thues se Serbia nuk ka ba sgje në Kosovë.A je ne medë z.President apo te kanë lanë krejte siç thuhet ne popull.

Tashti se fundi z.President për te arrijtë një Mareveshje përfundimtare me Serbian e ke nise edhe lojen e djallit me te rrezikshme ne prekjen e kufinjeve,ne ndarje,coptim,kembim,etj
Ti z.President nuk ke te drejtë më i hy kësaj avanture sepse nuk ta lejon Kushtetuta,nuk të lejon populli,sepse kufinjët e shtetit janë të panegocueshëm,askush nuk guxon ti prekë.Nuk ke te drejtë ti hyjshe kësaj avanture edhe nga shkaku se për te negoxu për kufinjët duhet te ekzistojnë dy shtetet.Kosova tani për tani për Serbin nuk është shtet sepse nuk e ka njoftë.Por,për të hy ne negociata duhet me qenë dy shtete te pranuar reciprokishtë që tani për tani nuk janë.Prandej edhe nuk mund te negocojnë për kufinjët,kete nuk e lejon Kushetuta e as Ligjet ndërkombetare,por ndoshta te lejon vetem egoja e jote e prishtë dhe fytyra e merdhezur.

Ti z.President po fletë që as vete nuk je tu dijte se çka fletë,sepse askush nuk po muj te bjenë ne fije,ne megjes thue keshtu,ne mbaramje ashtu,ste prete sakica ne vend.Po,thu me te madhe do ta marrim Presheven,edhe unë kamë qejfë me e marr.Por,si medon ti se do ta marrish.A e dine ti se Presheva gjendet ne nje shtet tjetër ne Serbi.Une e di se Serbia nuk ta falë asnje pllambë tokë e le ma Presheven.Për me e marr Presheven duhet dhanë diçka Serbise ne kembim.Banu burr tegoi këtij populli se çka i ke premtu Serbisë ne këmbim për Presheven.Këtu po te presë,këtu flenë lepuri yt,ti i ke premtu Veriun,ate pjesë për te cilën Serbiaj vajton me shekuj e vite për me e pas.Veriun ka deshirë me e pas çdo shtet tjetër,sepse aty me shekuj flejnë rezerva prrallore nentokësore.aty është edhe Ujmari pa te cilat Kosova nuk ka jete.Ti ja japish Veriun Serbise,do te thotë te ia japish kokën e Kosoves,e çna duhet trupi pa kokë z.President.

Z.President ne te mirë të Kosovës,ne të mirë të popullit Tand te shumëvuajtur hiqu nga avanturat tua shizofrene.Nuk guxon,dhe nuk ke te drejtë te negocosh për kufinjët më armikun tend shekullore,ne mos qofsh njeri i tyre,njeri i shitur i tyre,sepse do ta paguash shtrenjtë,do te ju lesh hije te zezë familjës sate dhe femijeve tuaj.Largohu nga ky dialog sa nuk është ba vonë,askush nuk eshte me ty as populli,as partitë politike,as nderkombëtarët,pra askush.Për ate që merrë veshë kjo është e verteta.

Ik nga Presidenca,leje rahat këtë popull me telashet e veta mos e bjen punën qe te derdhet gjak perseri.Largohu se ke mebet i vetëmuar,po ecën vetem ne këtë rrugë të rrezikshme,nga e cila dikur do te mundohësh te dalish por nuk do të mundësh sepse stuhia e popullit është e madhe,ate nuk ka kush e ndalë.