Letra e Aurel Dasaretit

19.11.2019 02:19:27
 U pikëllova pak kur dëgjova se gjatë ndeshjes futbollistike në Tiranë midis Shqipërisë dhe Francës ,Edi Rama është larguar më shpejt se zakonisht nga stadiumi, shkak dëmtimi në kokë! Mirë-keq vëllezër jemi, përkundër faktit se ai është gjysmë grek dhe gjysmë serb, pse jo edhe gjysmë turk. Por ama kisha dëgjuar gabimisht. Prandaj u pikëllova jashtëzakonisht shumë kur u informova siç duhet se nuk kishte qenë Edi Rama që ishte dëmtuar. Edi Reja ishte largua më shpejt se zakonisht nga stadiumi, shkak dëmtimi në krah!

Kalofshi mirë, Aureli