Letra që Ali Podrimja ia dergonte Dritëro AGOLLIT

Letra që Ali Podrimja ia dergonte Dritëro AGOLLIT

10.03.2018 00:50:17

Elona – vajza e poetit Dritëro Agolli – ka publikuar një letër prekëse dërguar në adresë të babait të saj në 1979, nga poeti tjetër i madh Ali Podrimja. Letra flet për momentin e rënd kur Podrimja merr vesh lajmin e sëmundjes së pashërueshme të djalit të tij, Lumit. Letrën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Dëshiroja të jem me Juve, por qe, më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë.

Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar. S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të.

I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin, të gjej ilaç për jetën e tij.

Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit. Më fal, nuk po mundem më të shkruaj. Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve.

Me dashuri vëllazërore

Ali Podrimja

30.10.79 , Beograd

P.S

30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time.

Aliu”.