Leverkusen “arrë” e fortë për Bayern Mynich

15.04.2017 21:49:20

Bayern Munich nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim tek Bayer Levekusen, duke luajtur pa gola të shtunën mbrëma në 29-të të Bundesligës gjermane.

Derbi i kësaj fundjave mes dy skuadrave të njohura gjermane, ka dhënë lojë të kënaqshme, por golat i munguan kësaj ndeshje, raporton KosovaPress.

‘Bavarezët’ pas disfatës nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, as në duel me Leverkusenin nuk ia dolën që të arrijnë fitore.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre, edhe pse nuk kishte shumë shanse të shumta për gola, kështu që Leverkusen e Bayern ndanë pikët.

Bayern Munich është në krye të tabelës me 29 pikë, tetë më shumë së Lepizing, kurse, Leverkusen renditet e 11-ta me 36 pikë të grumbulluara.