Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Ahmeti

23.12.2016 21:51:22

Lëvizja Besa i ka thënë jo takimit të liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, të thirrur nga Ali Ahmeti, thuhet në komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga Lëvizja Besa.

Në këtë takim, sipas gjitha gjasave do të marrin pjesë liderët e ‘Aleancës për Shqiptarët’, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni.

Përndryshe, këto takime janë vazhdimësi e takimeve të liderëve shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.