Lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim” aksion simbolik para UP-së

15.02.2018 11:22:33

Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim ka mbajtur një aksion simbolik para Rektoratit, në kohën kur po shënohet 48-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë aksion u tha se në 48-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, ky universitet ndodhet në një gjendje të rëndë, i korruptuar dhe i pazhvilluar.

Po ashtu u tha se arsimi në Kosovë nuk është i lidhur me ekonominë. “Universitetet prodhojnë diploma sikur të ishin fabrika”, u tha në këtë aksion.