Lezhë, sekuestrohet 22 kg hashash; njëri në pranga, tjetri në kërkim (Video)

04.02.2017 10:43:23

Finalizohet në Lezhë një operacion antidrogë i koduar  ” Rrjeta”, ku u sekuestruan 22 kg hashash, arrestohet poseduesi dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sipas policisë  u arrestua në flagrancë shtetasi Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.

Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e  dyshuar narkotike Mariuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje.

Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e  mundur kapja në flagrancë  në ikje e sipër e shtetasit Konstandin Mrruku, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer  malor.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “.